Language 

Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN] | Site Map  | About[EN]

www.medjugorje.ws » PDA version » Our Lady of Medjugorje Messages » Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ta'

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ta'

Total found: 9
Bij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan që Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do që të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij që është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh që Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim që të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
Në fund Mirjana ka thënë: “Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Bij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj që të mos keni frikë të hapeni që të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë që ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
Bij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren që do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashtun, edhe sot, ndersa jam me ju me dashuninë e madhe të Hyjit, deshroj t’ju pyes: ju, a jeni me mue? Zemra juej a asht e hapun për mue? A më lejoni që unë t’jua pastroj me dashuninë time dhe ta pergatis për Birin tim? Bijt e mi, jeni të zgjedhun sepse në kohen tuej një hir i madh i Hyjit ka zbritë nga qielli. Mos hezitoni ta prismi. Ju falenderoj.
Bij të dashtun, unë jam me ju për hir të Hyjit për ta ba të madh, shumë të madh besimin dhe dashuninë ndër ju të gjithë. Ndër ju që mëkati dhe fajet jua kanë ba zemren gurë. Due që t’ju ndriçoj, shpirtna të devoçëm, me një dritë të re. Lutuni që lutja ime të gjej zemra të hapuna që të mund t’i ndriçoj me forcen e besimit në udhën e dashunisë dhe shpresës. Të jeni kambngulës. Unë do të jem me ju.
* Ndërsa Zoja thonte këto, shikonte personat e pranishem të cilëve ju drejtohej me dhimbje në fytyrë dhe lotë ndër sy.
Të dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj!
Të dashur bij! Biri im që është dritë dashurie, gjithçka ka bërë dhe bën, e ka bërë dhe e bën për dashuri. Kështu edhe ju, bijtë e mi, kur jetoni në dashuri dhe doni të afërmin tuaj, bëni vullnetin e Birit tim. Apostuj të dashurisë sime! Bëhuni të vegjël! Hapni zemrat tuaja të pastra ndaj Birit tim, gjersa Ai të mund të veprojë përmes jush! Me ndihmën e besimit, mbushuni me dashuri! Porse, bijtë e mi, mos harroni se është Eukaristia zemra e besimit: ajo është Biri im që ju ushqen me Trupin e tij dhe ju forcon me Gjakun e tij. Ajo është mrekullia e dashurisë: Biri im që vjen gjithmonë përsëri i gjallë për t’u dhënë jetë shpirtrave. Bijtë e mi! Duke jetuar në dashuri, ju bëni vullnetin e Birit tim dhe ai jeton në ju. Bijtë e mi! Dëshira ime amënore është që ju ta doni gjithnjë e më shumë, meqenëse ai ju thërret me dashurinë e tij. Ju jep dashuri, në mënyrë që ju ta përhapni tek të gjithë përreth jush. Nëpërmjet dashurisë së tij, si nënë jam me ju për t’ju thënë fjalë dashurie dhe shprese, për t’ju thënë fjalë të përjetshme dhe fitimtare mbi kohën e mbi vdekjen, për t’ju ftuar që të jeni apostujt e dashurisë sime. Ju falënderoj!
Të dashur bij! Fjalët e mia janë të thjeshta, por janë plot me dashuri amënore dhe zell. Bijtë e mi! Mbi ju po grumbullohen gjithnjë e më shumë hije të errësirës dhe të gënjimit, por unë ju ftoj ndaj dritës dhe ndaj së vërtetës: unë ju ftoj ndaj Birit tim. Vetëm Ai mund ta shndërrojë dëshpërimin dhe vuajtjen në paqe e në kthjelltësi. Vetëm Ai mund të japë shpresë në dhimbjet më të thella. Biri im është jeta e botës. Sa më shumë do ta njihni, aq më shumë do t’i afroheni Atij, aq më shumë do ta doni, sepse Biri im është Dashuria. Dashuria ndërron gjithçka, e bën tejet të bukur edhe atë që, pa dashuri, ju duket e pakuptim. Prandaj, ju them përsëri se, nëse dëshironi të rriteni shpirtërisht, duhet të doni shumë! E di, o apostuj të dashurisë sime, se nuk është gjihtmonë e lehtë, por, bijtë e mi, edhe udhët e dhimbshme janë rrugë që çojnë në rritje shpirtërore, në besim dhe tek Biri im. Bijtë e mi! Lutuni! Mendoni Birin tim! Në çdo moment të ditës lartësoni drejt Tij shpirtin tuaj! Unë do t’i mbledh lutjet tuaja si lule të kopshtit më të bukur dhe do t’ia dhuroj Birit tim. Jini lulishtet e lules më të bukur! Ndihmoni me lutje barinjtë tuaj, që të mund të jenë etër shpirtërorë plot me dashuri ndaj të gjithë njerëzve! Ju falënderoj!
To compare Medjugorje messages with another language versions choose

 

PC version: This page | Medjugorje | Apparitions[EN]  | Our Lady of Medjugorje Messages  | Articles[EN]  | Pictures[EN]  | Medjugorje Videos[EN]