Language 

Updates  | Medjugorje[EN]  | Messages  | Articles[EN]  | Videos[EN]  | Pictures[EN] | Site Map  | About[EN]

www.medjugorje.ws » PDA version » Our Lady of Medjugorje Messages » Our Lady of Medjugorje Messages containing 'që'

Our Lady of Medjugorje Messages containing 'që'

Total found: 36
Bij të dashur, veni Shkrimin e Shejtë në një vend të dukshem të familjes suaj dhe lexojeni. Kështu do të njihni lutjen e zemres dhe preokupimet tuaja do të jenë në duart e Hyjit. Mos harroni se jeni kalimtarë si një lule në një fushë shihet nga larg, por për një çast zhduket. Bijt e mi, lini një shenjë mirësie e dashurie ngado kaloni dhe Hyji do t’ju bekojë me Bekimin e Tij të madh. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, hapjani zemren tuaj dashurisë së mëshirëshme të Hyjit në këte kohë Kreshmesh. Ati qiellor dëshëron të çlirojë nga skllavëria e mëkatit secilin prej jush. Për këte, bijt e mi, përdoreni mirë këte kohë dhe, përmes takimit me Hyjin në rrëfim, braktiseni mëkatin dhe vendosni për shenjtërim. Bëjeni këte për dashuri të Jezusit ka shelbuar të gjithë ju me Gjakun e tij, të jeni të lumtur dhe në paqë. Mos harroni, bijt e mi: liria juaj është dhe dobësia juaj, për këte arsye ndiqni mesazhet e mia me serjozitet. Fdaleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me lotë gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
Bij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata: “që Biri im i ka zgjedhur e bekuar” – pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Bij të dashur, dëshëroj t’ju falënderoj nga zemra për agjrimin e kreshmeve. Dëshëroj t’ju ftoj të vazhdoni të jetoni agjërimin me zemër të hapur. Me agjërim e heqje dorë nga disa gjëra, bijtë e mi, do të jeni më të fortë në besim.Tek Hyji do të gjeni paqen e vertetë përmes lutjes së përditëshme. Unë jam me ju dhe nuk lodhem. Dëshëroj t’ju çoj ju të gjithëve bashkë me mua në parriz, prandaj të vendosni çdo ditë për shenjtërim. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj përsëri për konvertim. Hapni zemrat tuaja. Kjo është kohë hiresh dhe, deri sa jam me ju, shfytëzojeni. Duhet të thoni: ‘Kjo është koha për shpirtin tim’. Unë jam me ju dhe ju dua me një dashuri të pamatëshme. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, luteni sëbashku me mua Shpirtin e Shenjtë t’ju udhëheqë në kërkim të vullnetit të Hyjit në udhën e shenjtërimit tuaj. Dhe ju jeni larg lutjes konvertohuni dhe kerkojeni, në heshtjen e zemres suaj, shelbimin e shpirtit dhe ushqejeni me lutje. Unë ju bekoj të gjithëve një nga një me bekimin tim prej nëne. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe në këte kohë të vështirë Dashuria e Hyjit më sjell tek ju. Bijt e mi, mos kini frikë, unë jam me ju. Me besim të plotë ma dhuroni zemren tuaj të mund t’ju ndihmoj të njihni shenjat e kësaj kohe jetoni. Unë do t’ju ndihmoj të njihni dashurinë e Birit tim. Unë, përmes jush, do të triumfoj. Ju falenderoj.
Si zakonisht, edhe këte herë Zoja ka ftuar të lutemi për meshtarët duke thënë: “Kur meshtarët ju bekojnë, ju bekon Biri im”.
Bij të dashur, edhe sot me gëzim të madh në zemren time ju ftoj për konvertim. Bijt e mi, mos harroni se të gjithë jeni të rëndësishëm në këte plan Hyji po çon përpara përmes Medjugorjes. Hyji do të konvertojë boten e tërë dhe dëshëron ta ftojë drejt shelbimit dhe ecjes drejt Tij është fillimi e fundi i çdo qenie. Në mënyrë të veçantë, bijt e mi, ju ftoj të gjithëve nga thellësia e zemres sime: hapuni këti hiri të madh Hyji ju jep përmes pranisë Sime këtu. Dëshëroj të falënderoj secilin prej jush për sakrificat dhe lutjet. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, në dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë, përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim dhe më jepni duart tuaja me qellim të ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju falënderoj!
Në fund Mirjana ka thënë: “Zoja nuk kishte ndër mend një mal material o një lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror, simbolik sepse rruga jonë të çon tek Hyji është një e përpjetë”
Bij të dashur, në diten e patronit të famullisë suaj, ju ftoj të imitoni jeten e shejtënve. Le të jenë ata një shembull dhe stimul për jeten e shejtnueshme. Le të jetë lutja për ju si ajri thithni dhe jo një peshë. Bijt e mi, Hyji do t’ju manifestojë dashurinë e tij dhe ju do të provoni gëzimin jeni të zgjedhurit e mi. Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë shumë hire. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, sot shoh në zemrat tuaja dhe, duke i parë, zemra ime ndrydhet nga dhëmbja. Bijt e mi, ju kerkoj dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar ndaj Hyjit. Të dini të jeni mbi udhen e drejtë kur me trup do të jeni në tokë dhe me shpirt gjithmonë me Hyjin. Përmes kësaj dashurie të pakushtëzueme dhe të pastër do të shihni Birin tim tek çdo njeri, do të ndjeni bashkimin me Hyjin. Unë si Nënë do të jem e lumtur sepse do të kem zemrat tuaja shenjte të bashkuara, bij të dashur; do të marr për ju shelbimin. Ju falënderoj.
Në përfundim Mirjana ka thënë: “Në fillim të të shfaqurave Zoja ka bërë të shihet ate na pret nëse në zemrat tona nuk do të ketë shenjtëri si bashkim vëllazëror tek Krishti. Nuk ka qenë aspak pamje e bukur. Na ka grish të lutemi për meshtarët tonë sepse, ka thënë, pa ata nuk ka unitet”.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj të konvertoheni, jeta juaj, bijt e mi, të jetë pasqyrë e mirësisë së Hyjit dhe jo e urrejtjes dhe e pabesisë. Lutuni, bijt e mi, për ju lutja të bëhet jetë. Kështu do të zbuloni në jeten tuaj paqen dhe gëzimin Hyji u jep atyre e kanë zemren e hapur ndaj Dashurisë së tij. Dhe ju jeni larg nga dashuria e mëshirëshme e Hyjit konvertohuni, kështu Hyji të mos bëhet shurdhër ndaj lutjeve tuaja dhe të jetë vonë për ju. Për këte, në këte kohë hiresh, konvertohuni dhe vereni Hyjin në vendin e parë në jeten tuaj, Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, edhe sot ju ftoj t’i ndezni zemrat tuaja me më shumë zjarr dashurie për Të Kryqëzuarin dhe të mos harroni se për hirë të dashurisë për ju ka dhënë jetën e vet të jeni të shpëtuar. Bijt e mi, mendohuni dhe lutuni me qellim zemra juaj t’i hapet dashurisë ndaj Hyjit. Faleminderit i jeni përgjigjur thrirrje sime.
Bij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit, ndersa Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
Bij të dashur, Hyji më ka dërguar mes jush për t’ju udhëhequr drejt rrugës së shelbimit. Shumë prej jush i keni hapur zemrat tuaja dhe i keni mirëpritur mesazhet e mia, por shumë janë ndalur gjatë rrugës dhe nuk e kanë njohur kurrë me gjithë zemër Hyjin e dashurisë. Për këte ju ftoj të jeni ju dashuri dhe dritë ku ka errësirë dhe mekat. Jam me ju dhe ju bekoj të gjithëve. Faledminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, sot kur festoni Krishtin Mbret të të gjithë krijimit, dëshëroj Ai të jetë mbreti i jetës suaj. Vetëm përmes vetdhurimit, bijt e mi, do të mund të kuptoni dhuntinë e sakrificës së Jezusit mbi kryq për secilin prej jush. Bijt e mi, i jepni kohë Hyjit, me qellim Ai t’ju trasformojë dhe t’ju mbush me hirin e vet, kështu ju të jeni hir për të tjerët. Unë jam për ju, bijt e mi, një dhunti hiri dashurie vjen nga Hyji për këte botë pa paqë. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, ndersa shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni për një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është me të vertetë në vendin e parë? Janë me të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk ka afersi me Hyjin, nuk ka Fjalë të Hyjit është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
Bij të dashur, me gëzim të madh ju sjell Mbretin e Paqës, me qellim Ai t’ju bekojë me bekimin e tij. Adhurojeni dhe jepni kohë Krijuesit tek i cili ngrohet zemra juaj. Mos harroni jeni pelegrinë në këte tokë dhe gjërat mund t’ju japin gëzime të vogla, ndërsa përmes Birit tim ju është dhuruar jeta e amshueshme. Për këte jam me ju, për t’ju drejtuar drejt asaj jua ngrohë zemrat tuaja. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
Bij të dashur, me të gjithë forcen e zemres sime unë ju dua dhe ju dhurohem. Ashtu si nëna përpiqet për fëmijët e vet, unë lutem e përpiqem për ju. Nga ju kerkoj të mos keni frikë të hapeni të mund të duani dhe t’i përkushtoheni të tjerëve me zemër. Sa më shumë ta bëni këte me zemër, do të merrni më shumë dhe do ta kuptoni më mirë Birin tim dhe dhuntitë e tij për ju. Le t’ju njohin të gjithë përmes dashurisë së Birit tim. Ju falënderoj!
Bij të dashur, me kohen e kreshmeve ju i afroheni një kohe hiresh. Zemra juaj është si toka e punuar e gatshme të presë faren do të rritet në mirësi. Bijt e mi, ju jeni të lirë të zgjidhni të miren o të keqen. Për këte ju ftoj: lutuni dhe agjëroni. Mbillni gëzimin dhe kështu fryti i gëzimit do të rritet për të miren tuaj dhe të tjerët do ta marrin këte përmes jetës suaj. Hiqni dorë nga mëkati dhe zgjidhni jeten e amshueshme. Unë jam me ju dhe ndërmjetësoj për ju tek Biri im. Faleminderit i jeni përgjigjur thirrjes sime.
To compare Medjugorje messages with another language versions choose
1 2 Next>>

 

PC version: This page | Medjugorje | Apparitions[EN]  | Our Lady of Medjugorje Messages  | Articles[EN]  | Pictures[EN]  | Medjugorje Videos[EN]